Lajmet e fundit

Janice Dickinson ka zbuluar një lajm të dhimbshëm.
Ajo është diagnostikuar me kancer të gjirit dy javë më parë, transmeton Klan Kosova.
“Është ende një lajm shumë tronditës”, tha ish super-modelja 61 vjeçare për Daily Mail.
“Sot isha shumë e frikësuar. Më ka goditur kjo gjë. Por nuk do ta lë që kjo gjë të më përcaktojë më frikën. Unë do e mund këtë sëmundje".
Janice shkoi te mjeku më 8 mars pasi ajo kishte probleme në stomak, por mjeku zbuloi një gungë në gjoksin e saj.
“Mjeku e ka vënë re atë menjëherë”, tha Janice.
“Unë jam gjithmonë optimiste, fillimisht kur mjeku e gjeti atë isha shumë e lënduar, ishte e dhimbshme, dhe kjo është një pikë shumë serioze. Tronditëse kur mjeku e ka prekur gungën e vogël në gjoksin tim të djathë, dhe tha keni kancer”.