Lajmet e fundit

Gazetarja Keti Banushi përmes një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Shqipëri.
Ajo bëri të ditur se janë shikuar të gjitha kamerat e sigurisë dhe është parë që i dyshuari ka hyrë në objekt bashkë me xhaxhanë e tij, nga dera ku hyjnë qytetarët.
Banushi gjithashtu tregoi se aty ka një detektor sigurie, i cili siç u shpreh ajo, duket se nuk ka funksionuar atë ditë.
“Janë shikuar të gjitha kamerat e sigurisë. Autori është futur së bashku me xhaxhanë e tij në procesin gjyqësor, pasi ata kanë qenë palë e procesit gjyqësor dhe ka hyrë përmes derës ku hyjnë qytetarë. Në fakt aty ka një detekor sigurie, por me sa duket nuk ka funksionuar ditën e djeshme”, u shpreh tutje ajo./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Y35Af7YhwPU