Lajmet e fundit

Marrëdhënia e shumë përfolur në mes të Jamie Foxx dhe Katie Homles, u konfirmua së fundmi nga mikja e aktorit, Claudia Jordan, por duket se ajo ka gabuar në atë se çfarë ka thënë, transmeton Klan Kosova.
“Unë nuk kam njohuri për Jamie dhe Katie”, tha Claudia për ET.
“Unë kurrë nuk i kam parë ata së bashku, ai kurrë nuk më ka thënë se është në lidhje me të”.
“Shumë herë më kërkohen përgjigje në lidhje me të famshmit, disa i di, disa jo”, vazhdoi Claudia.
“Më vjen keq që nuk e di historinë e këtij lajmi bombastik, dhe më vjen keq që nuk mund të konfirmoj asgjë. Unë nuk jam në dijeni për këtë fakt”.
“U shpreha gabim”, përfundoi Claudia.