Lajmet e fundit

Dje është publikuar një lajm që aktori amerikan, Jamie Foxx, ia ka shpëtuar jetën një personi pasi që e ka nxjerrë jashtë veturës që ishte duke u djegur.
Menjëherë pas këtij rasti mediat e kanë quajtur Foxx si një hero të vërtetë, transmeton Klan Kosova.
Por aktori ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk duhet të cilësohet si i tillë.
“Nuk më duket si vepër heroike”.
“Vetëm shikova, e e dija që duhet të bëjë diçka”.
Fituesi i Oscarit është shprehur se e kishte dëgjuar aksidentin kur ishte ende brenda në shtëpi dhe përpara se të të shkonte në vendin e ngjarjes e kishte telefonuar policinë.