Lajmet e fundit

Gjatë pushimeve, Jamie Foxx dhe Katie Holmes u panë duke shijuar disa ditë romantike së bashku në zonën e Miamit.
Pas pushimeve, Jamie dha një koment për herë të parë publikisht.
Kur u pyet për pushimet, aktori 51-vjeçar tha për Us Weekly: “ishte i pamend”.
Është e paqartë se çfarë deshi të thoshte Jamie me deklaratën, pasi çifti u pa duke u puthur në një jaht.
Jamie dhe Katie e kanë mbajtur shumë private lidhjen e tyre dhe akoma nuk dihet kur kanë nisur të takohen edhe pse thuhet se marrëdhënia e tyre filloi në vitin 2013.