Lajmet e fundit

Sulmuesi i Real Madrid, James Rodriguez raportohet se këtë verë pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.
Interesim për të kanë shprehur disa klube angleze, por që kolumbiani raportohet se i ka sytë në Serie A.
Ai thuhet se ka mbajtur edhe disa takime të fshehta me drejtuesit e Juventus, në mënyrë që më hapjen e afatit kalimtar të kompletojë transferimin e tij, transmeton Klan Kosova.