Lajmet e fundit

James Rodriguez mund të jetë në pushime në Shtetet e Bashkuara, por që spekulimet për të ardhmen e tij nuk kanë pushuar.
Kolumbiani kishte pak paraqitje nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane te Real Madrid.
Fakti që ai s’ka gjetur vend, rrisin më shumë thashethemet se ai mund të largohet nga Bernabeu. Destinacion i mundshëm përmendet Franca – Paris Saint Germain.
Sipas informatave që janë nxjerr, thuhet se presidenti i klubit spanjoll është ne bisedime të avancuara për me Jorge Mendes dhe klientin e tij James, transmeton Klan Kosova.