Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Kolumbisë ka mohuar spekulimet që thonë se marrëdhëniet mes menaxherit dhe kapitenit të Real Madridit janë të tendosura.

James Rodriguez ka hedhur poshtë spekulimet që Sergio Ramos ka mospajtime të mëdha me Rafa Benitezin.
Menaxheri e pati kritikuar publikish Ramosin për penaltinë e shkaktuar në barazimin 1-1 ndaj Atletico Madridit.
Por James ka thënë se nuk ka aspak tension mes të dyve, duke e quajtur atmosferën në Santiago Bernabeu shumë të mirë.
“Nuk e di të kenë pasur mosmarrëveshje Ramos dhe Benitez”.
“Mund të them që atmosfera në klub është shumë e mirë”.
James është duke u shëruar nga lëndimi dhe shpreson që të kthehet sa më shpejtë në fushat e blerta.
“Po përparoj në shërim”.
“Nuk e di nëse do të jem i gatshëm për ndeshjen e radhës, por do të shohim”.