Lajmet e fundit

Vendimi i gjykatës së Colmanit në Francë për të mos e liruar Ramush Haradinajn, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është cilësuar si i padrejtë nga vetë Haradinaj.
Duke u larguar i përcjellë nga dhjetëra qytetarë shqiptarë që ishin mbledhur para gjykatës për ta mbështetur ish-komandantin e UÇK-së, ai tha se ky është një proces i montuar politikisht dhe se kushdo që është përfshirë duhet të ketë turp, e po ashtu e cilësoi veten si “peng të politikës”.
“Unë do të vazhdoj të qëndroj sërish në Francë. Gjykata u ka dhënë edhe 1 muaj kohë shtesë autoriteteve serbe për të sjellë informata. Ky është abuzim politik. Jam peng politik. Të gjitha ata që janë pjesë e kësaj duhet t’iu vijë turp”, ka deklaruar Haradinaj, raporton Klan Kosova.
Seanca e radhës për Haradinajn, është caktuar të jetë me 6 Prill.
I arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Basel-Mulhouse në Francë me katër janar të këtij viti me një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia e cila e akuzon për krime lufte, Haradinaj nuk u lirua ashtu siç pritej nga partia, familja dhe shteti i tij.
