Lajmet e fundit

Stilistja Victoria Beckham ka thënë se ajo ndjehet krenare që është britanike, pas marrjes së çmimit "OBE" në Buckingham Palace.
Ish-këngëtarja u nderua nga Duka i Kembrixhit për karrierën e saj 17-vjeçare në industrinë e modës dhe arritjen si njëra nga emrat më të mëdhenj të biznes, transmeton Klan Kosova.
Ajo ishte e shoqëruar nga prindërit e saj dhe bashkëshorti David Beckham, të cilit i është dhënë ky titull 13 vjet më parë.
Victoria kishte të veshur një fustan të zi të gjatë, për nder të kësaj ceremonie.
43-vjeçarja tha në një deklaratë: “Ishte një kënaqësi e madhe për të qenë sot në Buckingham Palace. Unë jam krenare që jam britanike, e nderuar shumë nga Duka i Kembrixhit”.
“Nëse keni ëndrra të mëdha dhe punë, ju mund të arrini gjëra të mëdha”.
“Unë jam e lumtur që këtë rast shumë të veçantë po e ndajë me prindërit e mi dhe burrin, pas dashurinë dhe mbështetjen e tyre kjo nuk do të ishte e mundur”.