Ish-ushtari britanik i UÇK-së, Jon Harrisoni, i cili ka luftuar për çlirimin e Kosovës, ka thënë se në muajin prill do t'i nënshtrohet një operacioni me kancer.
Harrisoni në një intervitë për "Epokën e Re" tha se shqiptarët kanë mbledhur shumë mjete për të, por ato nuk mjaftojnë për ta kryer këtë operacion. Ai ka treguar se ka biseduar me njerëz të LDK-së, pjesë e së cilës është bërë, por ka marrë sinjale se ka shumë pak shanse që Qeveria e Kosovës ose LDK-ja ta ndihmojnë.
“Unë e kuptoj se nuk jam banor i Kosovës dhe ata s'kanë ndonjë obligim të më ndihmojnë mua. Të jem i sinqertë, ata kanë shumë probleme të brendshme tani dhe unë jam shumë poshtë në listën e tyre”, është shprehur Harrisoni.
Ai ka paralajmëruar se nëse operacioni i shkon mirë, do ta vizitojë Kosovën në muajin prill.
Në këtë intervistë Harrisoni ka folur edhe për vendimin e tij kur iu bashkua luftës çlirimtare dhe për personat e parë që ka takuar kur ka ardhur për të luftuar në Kosovë.