Lajmet e fundit

Keiynan Lonsdale, aktori që luan Wally "Kid Flash" West në serinë "The Flash", vendosi që ishte koha të jetë plotësisht i hapur me fansat e tij.
Aktori australian përmes një postimi në Instagram zbuloi se ai është biseksual, duke thënë se ai nuk ishte “duke kërkuar falje për të rënë në dashuri me njerëzit pa marrë parasysh gjininë e tyre”, transmeton Klan Kosova.
“Më pëlqen të ndryshoj flokët, më pëlqen të rrezikoj me mënyrën se si vishem, më pëlqejnë vajzat, dhe më pëlqejnë djemtë, më pëlqen të mësoj, më pëlqen ta di se kush jam dhe më pëlqen me të vërtetë se kush jam duke u bërë”.
“Për shumë vite ka urryer vetveten, duke menduar se isha më pak i vlefshëm, sepse isha ndryshe...e cila është një e pavërtetë”.
25-vjeçari tha më tej: “Unë kam qenë i mërzitur, i pasigurt, i turpëruar, i frikësuar, askush nuk duhet të ndihet kështu për veten, veçanërisht kur ka shumë jetë të mirë për ta jetuar”.