Lajmet e fundit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Jakup Krasniqi kërkon nga KQZ dhe gjithë trupat tjerë, siç thotë ai, që të vihen në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Drenasit, transmeton Klan Kosova.
“Edhe gjatë ditëve te fushatës dhe ditës së sotme kishte parregullsi të ndryshme, por parregullsitë janë shtuar në orët e mbrëmjes. Me te madhe tani janë duke ndodhur votimet e dyfishta. Vëzhguesit tanë janë duke u kërcënuar”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Këto janë dëshmi se në veprim janë futur veprime të pa ligjshme, joshje te të gjitha natyrave, mbase edhe paraja”.
“Andaj kërkojmë edhe nga Prokuroria e policia, kjo e fundit është e implikuar edhe në raste të veprimeve të pa ligjshme në ditën e heshtjes”.
“Të gjithë institucionet e përmendura, duhet të vihen në mbrojtje të votës së lirë!
Për parregullsitë e tjera opinionin do ta njoftojmë më kohë”, përfundon Krasniqi.