Lajmet e fundit

Presidentja Atifete Jahjaga është takuar sot me shefin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë Skënder Syla me bashkëpunëtorë.
Jahjaga i përgëzoi për angazhimin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë zyra e OBSh-së në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore përmes bashkëpunimit me institucionet shëndetësore të Kosovës.
E para e shtetit vlerësoi lartë angazhimin e OBSh-së edhe gjatë procesit të kualifikimit të Kosovës për fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit.
nga ana e tij, shefi i Zyrës së OBSh-së, Skënder Syla u zotua për vazhdim të punës dhe bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, transmeton Klan Kosova.