Lajmet e fundit

Presidentja Atifete Jahjaga, i ka dërguar telegram urimi Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e Festës së Krishtlindjeve, duke u shprehur urimet më të përzemërta për këtë festë.
“Në këtë ditë të shenjtë Krishtlindjeje, me respektin më të thellë ju përcjelli urimet më të përzemërta Juve dhe të gjithë qytetarëve të besimit katolik në Republikën e Kosovës. Uroj që këtë festë, që është simbol i paqes, solidaritetit, dashurisë dhe mirëkuptimit midis njerëzve, ta kaloni me gëzime, begati dhe harmoni me më të dashurit tuaj”, thuhet në urimin e Jahjagës.
Ajo ka uruar me rastin e kësaj feste të krishtere, edhe ambasadorët e përfaqësuesit diplomatikë që janë me mision në Kosovë e po ashtu edhe ushtarët e KFOR-it.
Jahjaga uron që në këtë ditë feste, duhet reflektuar në punën dhe obligimet që kemi ndaj njëri tjetrit dhe ndaj shoqërisë.