Lajmet e fundit

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë kosovarët për rekomandimin e dhënë nga KE për liberalizimin e vizave.
"Sot Komisioni Evropian dërgoi mesazh të fuqishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët tash bëhen pjesë e ëndrrës evropiane dhe forcues të vlerave të saj. Për ne, Evropa sot fuqizohet si pikë reference për përparimin tonë ekonomik, politik dhe demokratik".
"Qarkullimi i lirë do të na mundësojë t'i forcojmë vlerat evropiane, të krijojmë lidhje të reja mes njerëzve dhe fusha të reja të bashkëpunimit.Nëse e kemi mësuar një mësim nga ky rrugëtim është se afrimi me Bashkimin Evropian në praktikë dhe në frymë nënkupton reforma të thella dhe përgjegjësi për vendimet e përditshme që i marrim në ndërtimin e shtetit tonë.
Urime të gjithëve!" ka shkruar ajo në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.