Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, janë duke zhvilluar një takim të përbashkët në zyrën e këtij të fundit ku temë e diskutimit do të jetë kryesisht zhvillimi ekonomik, njofton Klan Kosova.
Në takim me Ahmetin, pos Jahjagës, do të jenë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dhe udhëheqës të Odave amerikane e gjermane në Kosovë.
Vizat e Presidentes po bëhet në vazhdën e takimeve të saj nëpër komunat e Kosovës.
Jahjaga tash e disa ditë është duke udhëtuar nëpër qendrat e Kosovës, për të zhvilluar takime me kryetarë komunash ku është diskutuar për ekonominë dhe potencialin e komunave në këtë drejtim.
Jahjaga dje, e mërkurë, ishte në Novobërdë, Kaçanik dhe Han të Elezit, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.