Lajmet e fundit

Presidentja në largim Atifete Jahjaga, me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë me dije se së bashku me Ambasadorin britanik , Ruari O`Connel dhe shumë të rinj të Kosovë e ka përcjellë ceremoninë e ndarjes së çmimit Oscar në njërin nga lokalet e kryeqytetit.
"Duke ju falënderuar një ekipi të përkushtuar e të talentuar që në një skenë të tillë dërgoi rrëfimin tonë përmes filmit Shok, për herë të parë në jetën tonë u bëmë pjesë e kësaj ngjarje me jehonë globale. Kishim rrëfim për të ndarë me të tjerët, një vlerë të veçantë për të kontribuar, një ëndërr për ta realizuar. Dëshmuam edhe një herë se kur na jepet mundësia kemi shumë për të ofruar".
"Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për kinematografinë kosovare dhe artistët kosovarë. Ju përgëzoj për arritjet e deritashme si komunitet dhe duke qenë dëshmitare e ngazëllimit dhe vullnetit tuaj e di që nuk është larg dita kur do ta sjellim Oscarin në Kosovë."Shok" është fituesi ynë" ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.