Lajmet e fundit

Përmes profilit të saj në Facebook, Presidentja Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se është takuar me Rektorin e Universitit të Prishtinës, Ramasan Zejnullahun.
Rektori gjatë takimit e ka informuar presidenten për procesin e reformave të ndërmarra në Universitetin e Prishtinës dhe për përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik.
“Presidentja Jahjaga përgëzoi rektorin Zejnullahu dhe shprehu përkrahjen e saj për dinamikën e reformave për të ngritur cilësinë në Universitetin e Prishtinës dhe për qasjen parimore që synon përmirësimin e gjendjes kadrovike në këtë institucion dhe ruajtjen e autonomisë së tij”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.