Lajmet e fundit

Presidentja Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në Samitin e Bërdo-Brioni, që mbahet sot në Zagreb, me ftesë të homologes së saj kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe presidentit të slloven, Borut Pahor.
Mysafir i samitit është zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ndërsa në samit do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit të Evropë Donald Tusk, si dhe presidenti i Austrisë Heinz Fischer.
Samiti i Bërdo-Brionit është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.
Samiti mbledh edhe presidentët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë, transmeton Klan Kosova.