Lajmet e fundit

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të jetë pjesë e Samitit të Bërdo-Brioni që do nis nesër në Zagreb.
Udhëheqësja kosovare do të marr pjesë në Samit me ftesë të homologes së saj kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Më poshtë është postimi i plotë i Jahjagës:
“Mysafir i Samitit të nesërm është zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në samit do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.
Samiti Bërdo-Brioni është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane. Samiti mbledh edhe presidentët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë”, ka shkruar Jahjaga në profilin e saj Facebook.