Lajmet e fundit

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në përmbylljen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Doku Fest”, ka bërë të ditur presidenca.
Jahjaga ka qenë prezente gjatë ndarjes së çmimeve në festivalin e filmit të XIV-të me radhë që organizohet në qytetin e Prizrenit, tradicionalisht.
Ajo i ka përgëzuar drejtuesit e festivalit, për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm për organizimin e kësaj ngjarje kulturore me jehonë ndërkombëtare.
Doku Fest, festivali i njohur ndërkombëtarisht i filmit që mbahet në Prizren, këtë vit është mbajtur nga data 8 deri më 16 gusht.