Lajmet e fundit

Ish-presidentja Atifete Jahjaga i është bashkuar sot iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Ajo së bashku me shumë persona të tjerë kanë dalë sot në terren për ta pastruar vendin.
“Sot iu bashkova iniciativës Ta Pastrojmë Kosovën. Shpresoj që iniciativat si kjo e sotme të na vetëdijesojnë për koston që ndotja e ambientit ka në shëndetin tonë dhe të na ndërgjegjësojnë për ruajtjen e tij”, ka shkruar Jahjaga në profilin e saj në Facebook.


