Lajmet e fundit

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka thënë se homologu i saj serb, Tomislav Nikoliq duhet ta kthjellet dhe të pranojë realitetin që Kosova tashmë është shtet i pavarur.
Sipas udhëheqëses kosovare edhe pjesëmmarja e saj në takimin e Brdo-Brionit që u mbajt në Budvë të Malit Zi ku ishin të pranishëm edhe presidentë të vendeve nënkupton se Kosova është në nivel të barabarëtë me këto vende.
Ky reagim i së parës së shtetit erdhi pas deklaratave të udhëheqësit të shtetit serb , i cili pati thënë në takimin e Budvës se Jahjaga nuk është kryetare dhe as Kosova shtet, transmeton Klan Kosova.
Këto komente Jahjaga, i bëri tek fabrika "Kosovatex" të cilën e vizitoi bashkë eme shefin e USAID-it në Kosovë, James Hope.