Lajmet e fundit
Presidentja Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Zylfi Merxha.

Atifete Jahjaga ka ngushëlluar familjen Merxha për humbjen e ish deputetit të Kosovës, Zylfi Merxha.
Jahjaga u shprehur ngushëllime familjarëve të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, i cili ka ndërruar jetë dje. Në telegramin e ngushëllimit ajo shkruan:
“E ndaj me ju, e nderuara familje Merxha, dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të dashur, duke e kujtuar punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm për ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, për zhvillimin e demokracisë, përfaqësimin politik të komunitetit rom dhe për përfaqësimin e këtij komuniteti së bashku me komunitetin egjiptas dhe ashkali në Kuvendin e Kosovës”.