24.11.2015 · përditësuar para 3903 dite1 min lexim
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të marrë pjesë në Samitin e Bërdo-Brionit në Kroaci, ku pritet të takohet me shumë liderë të rëndësishëm të rajonit, por edhe me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, ka njoftuar gazetari i Klan Kosovës në lidhje telefonike nga Zagrebi Kosovë Gjoci.
“Gjithçka duket se është gati për fillimin e Samitit të Bërdos, ku do të ketë mysafirë specialë, siç është zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden”.
“Në ora 12:00 fillon ardhja e delegacioneve. Në Samit priten të marrin pjesë të gjithë presidentët e rajonit”.
“Parashihet që i pranishëm të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe Presidenti austriak Heinz Fischer”.
“Gjithashtu është folur për ardhjen e ministrit të jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier”.
“Megjithatë zyrtarisht nuk thuhet se do të ketë takim kokë me kokë mes Biden dhe Jahjgaës, por ajo mund të ketë takim vetëm në margjinat e Samiti”.
Gjoci nga Kroacia ka njoftuar se janë shtuar shumë masat e sigurisë në prag të takimit të liderëve.
“Qasja e mediave që nga fillimi i Samitit deri në fund është goxha e kufizuar, janë rritë shumë masat e sigurisë”.
“Duke i parë masat e mëdha të sigurisë lë të kuptohet që tema kryesore do të jetë siguria në këtë Samit edhe prania e zëvendëspresidentit Biden është një sinjal tjetër që ky Samit temë kryesore do ta ketë sigurinë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.