Lajmet e fundit

Presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar disa personalitete të shquara, të cilët në periudha të ndryshme kanë dhënë kontributin për vendin. Jahjaga për çështje kombëtare ndau çmimin urdhri i Lirisë për Avdi Kelmendin, Avdullah Polloshkën dhe Azem Jashanica Bellaqefci.
Ndërkaq çmimi Hero i Kosovës iu nda Abaz Thaçit. E para e shtetit tha se ndjehet e privilegjuar që ndau medaljet për njerëzit që kanë dhënë kontribut të çmuar për të mirën e Kosovës. Ajo pati porosi për familjarët që morën dekoratat në emër të të afërmve të tyre.
Ajo ka dekoruar rreth 170 laureatë të cilët kontribuuan për vendin.
16 prej tyre u dekoruan me urdhrin “Heroi i Kosovës”, 24 me “Urdhrin e Lirisë”, 1 me urdhrin e “Pavarësisë”, 28 me Urdhrin “Adem Jashari”, 18 me urdhrin “Nëna Terezë” , ndërkaq 93 u dekoruan me dekoratën presidenciale.