Lajmet e fundit

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës në përmbyllje të mandatit të tij në Kosovë, ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, jorezident për Kosovën, Najeeb Al-Bader.
E para e shtetit shprehu mirënjohje për shtetin mik të Kuvajtit që e ka mbështetur konsolidimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, posaçërisht për përkrahjen që Kuvajti po jep për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ambasadori Najeeb al-Bader nga ana tjetër theksoi përkushtimin e shtetit të Kuvajtit për të avancuar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët, transmeton Klan Kosova.