Lajmet e fundit

Llapi ishte destinacioni i radhës për Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në vazhdën e vizitave nëpër komunat kosovare.
Për dallim nga disa kryetarë të komunave tjerë, këtu Agim Veliu, kryetar i Podujevës, doli para kohe për ta pritur të parën e shtetit, njofton Klan Kosova.
Nga këtu presidentja u përkujdes që të dërgoj mesazh për partitë në Prishtinë.
“Është e domosdoshme që liderët partiak, të partive politike të ulen brenda një tavoline të përbashkët dhe të gjejnë një zgjidhje”, tha Jahjaga.
"Ftesa ime ka qenë e hapur ndaj të gjithë liderëve të partive politike dhe vazhdon të jetë e hapur".
Kronikë nga Klan Kosova.