Lajmet e fundit

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga gjatë hapjes së punimeve të konferencës së ambasadorëve në Prishtinë me temën “Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale” tha se Kosova si sfidë kryesore ka zhvillimin ekonomik.
E para e shtetit poashtu ka theksuar para ambasadorëve se Kosova duhet të krijojë partneritete të reja , dhe t`i fuqizojë ata ekzistues duke krijuar kështu kushte për përfaqësimin sa më të mirë të imazhit të vendit në botë.
"Kosova ka dëshmuar që është rrëfim suksesi edhe në aspekte të tjera. Konferenca tradicionale ndërfetare e ka shndërruar vendin tonë në qendër të dialogut për njërën ndër çështjet më aktuale në botë. " tha më tej ajo, njofton Klan Kosova.