Lajmet e fundit

Presidentja Atifete Jahjaga, që po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë ku u prit me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj Bujar Nishani, në hapjen e seancës parlamentare nga kryekuvendari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për marrëdhëniet historike të Kosovës me Shqipërinë.
Ajo është shprehur shumë krenare që përfaqëson shtetin e Kosovës në vizionin e saj europian, si dhe për fitoren që të dyja vendet kanë arritur pas shumë peripecive historike.
“Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë jo vetëm vëllazërore, por edhe strategjike”.
“Histori të përbashkët vuajtjes dhe sfida të mbijetesës, mbi të gjitha shumë krenari për fitoren që e arritëm së bashku”.
“Sot Shqipëria po e ndihmon Kosovën ta realizojë ëndrrën për shtet të mëvetshëm dhe demokratik”.
Progresin shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë, presidentja Jahjaga e ka vlerësuar shumë, duke dhënë edhe modelin e rregullimit shtetëror të së ardhmes për të dyja vendet.
“Arritjet tona në të dy anët e kufirit janë të jashtëzakonshme. Pas një shekulli përpjekjeje Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë si shtete të pavarura përkrah njëra tjetrës”.
“Ky shekull duhet të na shërbejë që shtetet tona t’i transformojmë në shtet moderne ku funksionon rendi dhe ligji.
“Nuk duhet ta humbin shansin që t’i bëjmë vendet tona shtete ku të rinjtë mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre”.
Presidenjta gjatë fjalimit të saj ka deklaruar se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të përjetshme dhe nuk i lidh vetëm një element.
“Lidhja mes dy vendeve tona është e pakthyeshme. Ajo është historike, etnike, kulturore, parimore".
“Sot flas për një fillim të bashkëpunimit me Shqipërisë dhe Kosovës”.
“Kosova nuk ka partner më të madh se Shqipëria”.
“Ne kemi një rol të rëndësishëm në luftimin e terrorizmit dhe krimit global”.
“Shqipëria po i jep shembull botës për harmoninë ndërfetare, e të njëjtën po e bën edhe Kosova”.