Lajmet e fundit

Nën patronazhin e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga është organizuar një akademi solemne me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lëvizjes Gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve.
Me këtë rast, e para e shtetit tha se ky aksion ishte si një pararojë e popullit të Kosovës për bashkim lidhur me vendimet e mëdha kombëtare.
Në këtë akademi, presidentja e vendit ka dekoruar me dekoratën presidenciale "Anton Çeta" Lëvizjen Gjithëpopullore për pajtimin e gjaqeve, transmeton Klan Kosova.