Lajmet e fundit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologu i saj serb, Tomislav Nikoliq do të jenë në mesin e liderëve rajonal që marrin pjesë në takimin e liderëve rajonal të procesit të Brdos i cili mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga po merr pjesë në takimin e liderëve rajonal të procesit të Brdos i cili mbahet në Budvë.
E para e shtetit këtë lajm e bëri të ditur në llogarinë e saj në rrjetin social facebook ku edhe e postoi një fotografi.
"Në prag të takimit me presidentët rajonal në Procesin e Brdos, me mysafir të veçantë Presidentin e Austrisë, Fischer për të intensifikuar raportet e rajonit me BE" ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.
Pos udhëheqëses kosovare në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Austrisë, Hajnc Fisher, Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq, Sllovenisë Borut Pahor, Serbisë Tomislav Nikoliq, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov si dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës, Mladen Ivaniq.
Projektet infrastrukturore, siguria energjetike si dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jenë në fokus të këtij takimi.