Lajmet e fundit

Atifete Jahjaga me ta dorëzuar detyrën e presidentes së vendit tek pasardhësi i saj në këtë post, Hashim Thaçi është larguar nga zyra e saj në të cilën ka punuar tash e pesë vjet, njofton Klan Kosova.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit u bë menjëherë pas betimit të Hashim Thaçit si kryetar i vendit para deputetëve të Kuvendin të Kosovës.
Kjo seancë solemne u mbajt pa praninë e partive opozitare pasi Vetëvendosje, AAK dhe NISMA të cilët e bojkotuan atë për shkak të kundërshtive që kanë me zgjedhjen e Thaçit President.
Pos,deputetëve nga Opozita, betimin e Hashim Thaçit president e injoruan edhe deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Arben Gashi, Armend Zemaj si dhe Anton Çuni, njofton Klan Kosova.