Lajmet e fundit

Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi sot fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit.
Ajo takoi gratë, anëtare të kooperativës në këtë fshat, ku nga udhëheqësja e saj, Fahrije Hoti u njoftua për punën dhe vështirësitë me të cilat përballen ato.
Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i fshatit, Selami Hoti.
Gjatë bisedës më gratë e Krushës, e para e shtetit tha se do të jetë një zë i fuqishëm i tyre dhe se shembullin e tyre e ka përdorur shpesh si pjesë e takimeve të shumta që ka pasur, edhe në Kosovë edhe jashtë Kosovës.
Ajo theksoi se pavarësisht ku do të jetë, do të jetë një përkrahëse e madhe e grave të Krushës.
Mikpritësit e falënderuan presidenten për vizitën dhe për angazhimin e saj për t'i ndihmuar dhe mbështetur gratë e Krushës, punën dhe prodhimet e tyre, transmeton Klan Kosova.