Lajmet e fundit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dhënë lamtumirën e fundit akademikut të ndjerë Mark Krasniqit.
Zyra për media e presidentes, ka bërë të ditur përmes një komunikate se Jahjaga ka shkuar për homazhe pranë të ndejrit Krasniqi në Akademinë e Shkencave dhe duke e ngushëlluar familjen, e ka vlerësuar lartë figurën e tij.