Lajmet e fundit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në kuadër të samitit të Krereve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkepunimit te Vendeve te Evropes Juglindore, ka thënë se duhet të tejkalohen krizat për zhvillimin e Ballkanit.
"Shtetet e Ballkanit perëndimor janë të bashkuar si asnjëherë më parë për t’u integruar në Bashkimin Evropian." tha ajo.
“Vendeve tona u duhen më shumë investime dhe të gjithë e dinë se nuk ka investime në vende ku nuk ka stabilitet”, ka thënë udhëheqësja kosovare, duke shtuar se për këtë duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit, transmeton Klan Kosova.
Sipas saj, vetëm bashkërisht mund ta luftohet edhe ekstremizmi dhe radikalizmit si dhe dukuri tjera të këqija në Ballkan.
“Ne nuk duhet ta humbim momentin ku kemi arritur, si vende të Ballkanit, neve na duhet më shumë përkushtim dhe bashkëpunim mes vendeve të rajonit”, tha Jahjaga.
Kosova për herë të parë përfaqësohet me të drejta të plota në këtë samit./Klan Kosova.