Jade Roper Toblert përshëndeti djalin e saj në një vend shumë të çuditshëm.
32 vjeçarja, zbuloi përmes Instagramit se ajo lindi djalin e saj në dhomën e zhveshjes, të hënën në mbrëmje, transmeton Klan Kosova.
“Unë rastësisht linda në shtëpi natën e kaluar, në dhomën e zhveshjes. Unë ende jam duke marr veten pasi kjo nuk ishte e planifikuar, por jam aq mirënjohëse për secilin person që ndihmoi për ta sjellë djalin tonë në jetë”, shkroi Jade nën fotografinë ku shihet teksa mban në duar foshnjën e saj të cilën e ka me burrin Tanner Toblert.
“Një histori e shkurtër, ujërat e mia shpërthyen dhe 75 minuta më vonë unë linda një djalë të shëndetshëm. Ishte një nga momentet më të frikshme të jetës time sepse u ndjeva jashtë kontrollit por Tanner, nëna e tij, nëna ime dhe mjekët më ndihmuan”.
Jade Roper Tolbert dhe Tanner Toblert u takuan dhe u fejuan në vitin 2015 para se të martoheshin vitin e ardhshëm. Ata tashmë janë prindër të vajzës njëvjeçare Emerson, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/B0j5li1FUhy/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.