03.06.2015 · përditësuar para 4077 dite1 min lexim
Dy gra të pushtetshme në Kosovë u takuan me qëllim që t’i përkrahin grupet e margjinalizuara.
Ato kërkuan më shumë barazi në shoqërinë kosovare.
Por, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracy Ann Jacobson, e pati një porosi të rëndësishme për pushtetarët e Kosovës.
Ajo në mënyrë direkte u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që ta themelojnë Gjykatën Speciale.
Në aktivitetin ”Angazhimi për Barazi”, që u organizua nga USAID , Jacobson tha se Kosova nuk duhet ta rrezikojë legjitimitetin e vet për një grup të vogël personash.
Ambasadorja e shtetit më të fuqishëm në botë e konsideroi draftin final të Gjykatës Speciale si më të mirin e mundshëm.
Kronikë nga Arbër Fetahu.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.