Lajmet e fundit
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka thënë se Kosova ndodhet në një ]epokë të re të zhvillimit të saj si një faktor pozitiv politik dhe ekonomik në rajon, por një nga sfidat më të mëdha që po përballet vendi, është korrupsioni.

Ambasadorja thekson arritjet e Kosovës në integrimet euroatlantike, por sipas saj theksin duhet vënë te korrupsioni, pasi atë e ka parë për tre vite qëndrimi këtu.
“Unë besoj se është detyrim i çdo prokurori sipas detyrës zyrtare që deklaratat publike që përmbajnë akuza mbi konsumimin e një vepre penale nga individë të caktuar pa përjashtim të hetohen” ka thënë Jacobson.