Lajmet e fundit

Ambasadroja amerikane Tracey Ann Jacobson ka vizituar sot Kalanë e Prizrenit.
Atje Jacobson shkoi për të parë nga afër punimet që po bëhen për restaurimin e kalasë projekt për të cilin ambasada amerikane ka dhënë 700 mijë dollarë.
Projekti i cili ka filluar sivjet, e do të përfundojë më 2017 është ndarë në tri faza.
Ambasadorja tha se ndihma e dhënë, përkatësisht puna në restarurimin e kalasë po bëhet për të treguar se ambasada amerikane është për të ruajtur trashëgiminë kulturore, dhe atë jo vetëm të këtyre objekteve, por edhe të kishave e xhamive.
Për këtë projekt, për vitin 2015, 200 mijë euro i ka ndarë edhe Ministria e Kulturës.