Lajmet e fundit

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka dhuruar gjak, këtë mëngjes, bashkë me stafin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Ambasadorja momentin e dhurimit të gjakut e ka dokumentuar edhe me një foto në Twitter dhe një mbishkrim.
“Stafi i ambasadës bashkë me mua duke dhuruar gjak këtë mëngjes. Merr vetëm 15 minuta kohë, për të ndihmuar. Shpëto jetë”, ka shkruar Jacobson, transmeton Klan Kosova.