Lajmet e fundit

Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Mike Jackson është shprehur i impresionuar me të gjithë zhvillimin që ka parë në Kosovë nga aeroporti i Prishtinës e deri tek Kuvendi i Kosovës ku ka takuar edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Sa i përket bërjes së Kosovës me ushtri, gjenerali britanik ka thënë se do të dëshironte shumë që vendi ynë të ketë ushtri por ka potencuar se i duket se tani nuk është koha për këtë pasiqë rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit ende është në fuqi, njofton Klan Kosova.