Lajmet e fundit

Vajza 16 vjeçare e Jesse Jackson, Ashley, kërkon të bëhet yll i repit dhe sapo ka regjistruar këngën e saj të parë. Por babai i saj Jackson mendon se ajo është në rrugë të gabuar.
TMZ raporton se posedon një kopje të këngës së Ashley, duke e vlerësuar se ka ngjashmëri me reperen Iggy Azalea dhe teksti duket tërheqës, transmeton Klan Kosova.
Por babai i saj mendon se Ashley duhet të largohet nga mikrofoni dhe të koncentrohet në diplomimin e shkollës së mesme.
Ai nuk po e nënçmon këngën, por definitivisht nuk po e jep vulën e tij të aprovimit.