Lajmet e fundit

Ardern kishte dashuri për muzikën dhe “Spinoff” dëshmoi gjurmët e saj nga e kaluara, kur ajo luante me këngët e Spice Girl, Beatles, Iggy Pop dhe Snoop Dodd nga Macbook-u i saj.
Kryeministrja e Zelandës së Re, gjithmonë kishte pasur interes në politikë, madje gjatë kohës kur ishte e re ajo bënte fushatë duke i bërë thirrje shkollës që të lejonte vajzat të vishnin pantallona.
Ajo u bë deputetja më e re në Zelandë të Re në vitin 2008.
Në fillim të vitit të kaluar, Ardern njoftoi shtatzëninë e saj – duke e bërë atë udhëheqësen e parë botërore nga viti 1990 për të pritur një fëmijë derisa ishte në detyrë.
Ajo po pristt fëmijë me partnerin e saj Gayford.
“Unë do të jem kryeministre dhe një nënë”, tha ajo kur zbuloi lajmin në janar.
“Ne donim familje por nuk ishim të sigurt se kjo do të ndodhte, gjë që ka bërë këtë lajm të papritur dhe emocionues”, tha ajo.