Lajmet e fundit

Për ata që nuk dinë serbisht, fjala llopov, kur të përkthehet në shqip, do të thotë hajn.
Ajo u përdor si mirëseardhje për liderin e listës serbe Aleksandar Jabllanoviq, kur të mërkurën në mesditë erdhi në Çagllavicë.
Por, ofendimi që iu bë, i la pak përshtypje politikanit nga Leposaviqi, transmeton Klan Kosova.
Jabllanoviq, i cili në qendrën mediale të Çagllavicës erdhi me përcjellje të policisë kosovare,u deklarua për një kërkesë që iu bë atij të dorëhiqet nga posti i të parit të listës Srpska.
Largimin e tij po e duan 3 ministra serbë në Qeverinë e Kosovës dhe 9 nga 10 kryetarët e komunave ku udhëheqë nisma në fjalë.
Ai bën apel tek institucionet që të marrin masa më të rrepta ndaj vozitëseve në trafik.
Kronikë nga Besnik Tahiri.