Lajmet e fundit

Ish-ministri për Komunitete dhe Kthim njëherit kreu i Listës serbe, Aleksander Jabllanoviq, mohon të ketë pasur takime me partnerët e koalicionit qeveritar për tejkalimin e çështjeve të hapura, përjashtuar ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës speciale.
Jabllanoviq pret që partnerët e koalicionit të iniciojnë bisedime për çështjet me rëndësi, pasi që e kanë fjalën kryesore dhe përgjegjësinë më të madhe.
“Për më tepër, ishte një tentim që në takimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të futet në rend dite edhe pika për ndryshimin e Kushtetutës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, që për ne ishte e papranueshme, meqë është joserioze që në këtë mënyrë t’i qasesh një teme kaq serioze, andaj kjo çështje u hoq nga rendi i ditës”, tha Jabllanoviq në një intervistë për RTV Dukagjinin.