Lajmet e fundit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton Klan Kosova.
Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile duke krijuar kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Të mërkuren dhe të enjten do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell dhe mundesit për reshje do të zvogëlohen, mirëpo nga dita e premte e tutje serish do të ketë çrregullim të motit, vranësira të dendura dhe kushte të favorshme për reshje shhiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius, njo
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi deri 9m/s, njofton Klan Kosova.