Lajmet e fundit

Në mëngjesin e sotëm pas orës 09:00, afër shkollës së mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, nga një video që e ka siguruar Klan Kosova, shihet se si një veturë e misionit EULEX ka dalë nga rruga dhe ka goditur pemët që ndajnë dy anët e rrugës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale të Prishtinës, ka thënë për Klan Kosovën se vetura e EULEX-it është vetë aksidentuar dhe përpos dëmeve materiale nuk ka ndonjë të lënduar.