Lajmet e fundit

Vëmendja më e madhe është te dietat apo mënyrën e të jetuarit që ndikon në humbjen e peshës.
Edhe pse shumica e njerëzve vuajnë nga mbipesha, ekziston edhe një kategori e njerëzve të cilat vuajnë nga nënpesha, transmeton Klan Kosova.
E kjo sipas ekspertëve ndodh për shkak të prirjeve të tyre gjenetike që metabolizmi i organizmit të këtyre personave punon më shpejt se të tjerët.
Në mënyrë që të shtoni peshë të shëndetshme duhet të bëni përzgjedhje të ushqimit sa më të shëndetshëm duke u përpjekur që t`i anashkalojmë ushqimet e thata.
Përpiquni të konsumoni ushqim me sa më shumë kalori dhe karbohidrate.
Përveç kësaj konsumoni ushqim me vitamina, minerale.
Përpiquni të krijoni një regjim të të ushqyerit deri në gjashtë herë në ditë, dhe me përbërje të perimeve si domate, spinaq, soja, bajame dhe vaj kokosi.
Përpiquni të bëni ushtrime me pesha pasi iu bëjnë presion muskujve dhe përpiquni që t`i përfshini në rutinën tuaj në palestër ushtrimet që aktivizojnë të gjithë trupin. / klankosova.tv